SHÇBA reagon pas lajmit ne Abcnews.al: Policit i liruan makinën me 19 gjoba të papaguara

schedule15:27 - 5 Nëntor, 2021

schedule 15:27 - 5 Nëntor, 2021

SHÇBA ka nisur sot verifikimet pasi Abcnews.al denoncoi mbrëmë shkeljen e ligjit nga policia e Elbasanit për t’i liruar makinën familjare një efektivi që kishte gjoba të papaguara.

Fillimisht SHÇBA ka kërkuar që të shihen kamerat lidhur me rastin e punonjësit të operacionales në drejtorinë vendore të Elbasanit (Sazan.A) , i cili ndërhyri për të nxjerrë nga drejtoria e policisë makinën ne pronësi të familjes, pasi u bllokua sepse ishte debitor me 19 gjoba nga sektori i qarkullimit rrugor.

Burime për ABC bëjnë me dije se janë duke u studiuar pamjet filmike të cilat i ka në ambientet e saj vetë drejtoria e policisë. Në vijim të verifikimit të rastit është marrë në pyetje edhe i gjithë “zinxhiri” i personave që kanë komunikuar nga momenti i konstatimit te mjetit, te shoqërimi në komisariat dhe te lirimi në fund.

Lexo edhe: Policia shkel ligjin me të “dyja këmbët” në Elbasan, i “fal” efektivit 19 gjobat e makinës

Siç raportoi mbrëmë Abcnews.al makina me targa “EL999*B” është konstatuar në lëvizje dhe pas verifikimit ne sistemin e gjobave ka rezultuar se ka 19 gjoba te pashlyera. Kësisoj makina është ndaluar dhe shoqëruar nga drejtoria vendore Elbasan, por me të mbërritur aty mjeti është liruar, kjo sepse dikush ka ndërhyrë për të shmangur detyrimet që makina kishte prej vitesh.

Ky rast që nxjerr në pah një lloj skandali që ndodh rëndom në vendin tonë. Kujtojmë se drejtuesit e mjeteve do të kapen me gjoba të papaguara do t’u bllokohet mjeti dhe në rast të mos shlyerjes së gjobave brenda 3 muaji do të bëhet konfiskimi. Kësisoj në rastin në Elbasan makina për të cilën bëhet fjalë dhe leja e qarkullimit duhet të pezulloheshin nga policia rrugore, siç ndodh sot me drejtues mjetesh pa përkrahje dhe që nuk përfitojnë nga favoret.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!