SHÇBA arreston 2 punonjës të policisë në Rinas

schedule10:03 - 29 Shtator, 2018

schedule 10:03 - 29 Shtator, 2018

Dy punonjës të policisë në Rinas u vunë në pranga pasi dyshohet se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata akuzohen se ndihmonin persona të ndryshëm për kalimin e kufirit në kundërshtim me procedurat ligjore. Ministria e Brendshme njoftoi për arrestimin e Almir Dodës, 42 vjeç dhe Edmond Llaçinit 34 vjeç, të cilët u vunë në pranga nga SHÇBA, pas një hetimi disamujor me metoda special. Ata akuzohen për “Ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!