Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA, vritet nga policia 42 vjeçari afro-amerikan

schedule11:31 - 22 Prill, 2021

schedule 11:31 - 22 Prill, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Veriut ku një agjent policie qëlloi për vdekje një afro-amerikan gjatë zbatimit të një mandati për kontrollin e banesës.

 

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje për ngjarjen, por një dëshmitar tha se viktima u qëllua teksa përpiqej të largohej me automjetin e tij dhe se agjentët e kanë qëlluar disa herë.

Mbi 200 persona u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Elizabeth City për të protestuar ndaj vdekjes së 42 vjeçarit  duke bërë thirrje për drejtësi.

 

Më tej automjeti kishte dalë nga rruga dhe kishte goditur një pemë, kur agjentët shkuan të kontrollonin ai kishte ndërruar jetë. Ngjarja në Karolinën e Veriut ndodh 24 orë pasi ish agjenti i policisë së Mineapolis Derek Shovin u dënua për vrasjen e George Floyd./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!