SHBA vendos: Ilaçi kundër malaries do të përdoret për koronavirusin

schedule11:20 - 20 Mars, 2020

schedule 11:20 - 20 Mars, 2020

Chloroquine, ose hydroxychloroquine është ilaçi që është përdorur për malarien dhe tashmë SHBA-ja ka vendosur ta përdorë edhe për koronavirusin.

Lajmin e bëri me dije presidenti amerikan Donald Trump nëpërmjet një deklarate dhe tha se ky ilaç duhet të vihet menjëherë në përdorim.

Trump ka dalë në këtë përfundim, pasi bazohet në fjalët e disa shkencëtarëve që mendojnë se ky ilaç mund të luftojë koronavirusin.

Megjithatë, presidenti theksoi se  mund të mos jetë i duhuri, megjithatë ia vlen ta provojnë meqë vaksina kundër koronavirusit do muaj që të dalë.

Chloroquine është përdorur kundër malaries që në vitin 1944 dhe nuk dihet nëse do të ketë efikasitet edhe për koronavirusin, pasi ndryshe nga COVID-19, malaria shkaktohet nga një parazit.

Ilaçi shkakton disa efekte anësore dhimbje koke, të vjella, diarre dhe në disa raste humbje të flokëve.

Donald Trump është duke marrë masa të rrepta në vend, pasi numri i të prekurve është rritur ndjeshëm.

Në SHBA janë 9,521 të infektuar nga koronavirusi dhe 160 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!