Municionet thërrmuese që SHBA-të dërguan në Kiev janë në duart e ukrainasve dhe po përdoren në fushën e betejës, ka njoftuar këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Ukraina ka premtuar se nuk do t’i përdorë bombat tek civilët por për të zhvendosur përqendrimet e ushtarëve rusë.
“Ata po i përdorin ato siç duhet. Ata janë duke i përdorur ato në mënyrë efektive dhe ata në fakt kanë një ndikim në formacionet mbrojtëse të Rusisë dhe manovrat mbrojtëse të Rusisë.”, tha Kirby. Municionet thërrmuese janë ndaluar në më shumë se 100 vende dhe përmbajnë shumë bomba më të vogla.
SHBA vendosi të dërgojë bomba thërrmuese pasi Ukraina paralajmëroi se po i mbaronin municionet gjatë kundërofensivës. Joe Biden e quajti vendimin “shumë të vështirë” ndërsa aleatët e tij, Britania, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Spanja kundërshtuan përdorimin e tyre./abcnews.al