Në rastin më të mirë do të duhen disa muaj që Ukraina të marrë avionë luftarakë F-16, sipas një deklarate të sekretarit të Forcave Ajrore të SHBA-së, Frank Kendall.
Javën e kaluar Joe Biden njoftoi se SHBA do të lejojë aleatët e saj të trajnojnë forcat ukrainase se si të operojnë avionët luftarakë F-16 dhe më pas të dërgojnë avionët.
“Ka funksionuar dhe padyshim që ka pasur interes nga Ukraine për të marrë atë lloj aftësie. Ne nuk do të japim në asnjë rrethanë F-16 ose mjete luftarake perëndimore, në një numër të konsiderueshëm në duart e Forcave Ajrore të Ukrainës, në më pak se minimalisht disa muaj”, u tha Kendall gazetarëve, sipas CNN.
Sekretari i Forcave Ajrore të SHBA-së tha se ishte koha e duhur për të filluar përgatitjen e ushtrisë së Ukrainës për të ardhmen.
“Ukraina do të mbetet një komb i pavarur”,tha ai, duke shtuar: “Do të ketë nevojë për një grup të plotë të aftësive ushtarake për kërkesat e tij, dhe kështu ka ardhur koha që të fillojmë të mendojmë afatgjatë se si mund të duket ajo ushtri dhe çfarë do të përfshijë.”
/abcnews.al