SHBA/ U rrëmbye kur ishte 6 vjeç, gjendet i gjallë pas shtatë dekadash

schedule10:00 - 23 Shtator, 2024

schedule 10:00 - 23 Shtator, 2024

Një burrë që u rrëmbye kur ishte 6 vjeç teksa luante në një park në Kaliforni në vitin 1951, është gjetur 7 dekada më vonë.

Siç raporton The Guardian, Bay Area News Group raportoi të premten se mbesa e Luis Armando Albino në Oakland, me ndihmën e policisë, FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë gjeti xhaxhain e saj që jetonte në Bregun Lindor të SHBA-së.

Mbesa e gjeti xhaxhain dhe e ribashkoi me familjen e tij në Kaliforni në qershor. Albino pa vëllain e tij të gjallë për herë të fundit para se ky i fundit të vdiste.  Më 21 shkurt 1951, një grua pa Albinon në një park në West Oakland, ku ai po luante me vëllain e tij më të madh, dhe i premtoi se do t’i blinte karamele.

Gruaja rrëmbeu djalin, duke e çuar në Bregun Lindor.

Nëna e tij vdiq në vitin 2005, por nuk i humbi kurrë shpresat se djali i saj ishte gjallë.

Policia e Oakland pranoi se përpjekjet e Alequin “luajtën një rol integral në gjetjen e xhaxhait të saj” dhe se “rezultati i kësaj historie është ajo për të cilën ne përpiqemi”.

Në një intervistë për grupin e lajmeve, ajo tha se xhaxhai i saj “më përqafoi dhe më tha: ‘Faleminderit që më gjete’ dhe më puthi në faqe”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!