SHBA u bashkohet vendeve që ndalojnë udhëtimet nga Afrika e Jugut

schedule11:16 - 27 Nëntor, 2021

schedule 11:16 - 27 Nëntor, 2021

SHBA ndaloji udhëtimet me Afrikën e Jugut dhe shtatë shtete të tjera pas zbulimit të variantit të ri të koronavirusit  në këto vende. Nga e hëna drejt territorit amerikan mund të udhëtojnë shtetasit amerikan dhe qytetarët e huaj që kanë një leje qëndrimi. Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian ndaluan udhëtimet më herët.

Organizata Botërore  e Shëndetësisë e quajti zbulimin e varianti të ri Omicron si diçka shqetësuese. Presidenti Joe Biden e quajti vendimin si një masë parandaluese ndaj mutacionit të ri të virusit. Kanadaja gjithashtu mbylli kufijtë me vendet afrikane si Mozambiku, Lesoto, Botsvana, Zimbaveja, Namibia, Zvazilandi dhe Afrika e Jugut.

Hyrja në Kanada u është ndaluar dhe shtetasve të huaj që kanë udhëtuar në këto vende 14 ditët e fundit. Varianti Omicron u zbulua për herë të parë në 24 tetor në Afrikën e Jugut. Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, i cilësoi masat e marra në kundërshti me rekomandimet e OBSH. Studiuesit kanë mungesë informacioni në lidhje me variantin e ri dhe që do të duhet kohë për të parë impaktin e tij në botë.

Shkencëtarët mendojnë që vaksinat aktuale mund të jenë më pak efikase ndaj mutacionit afrikan. Organizata Botërore e Shëndetësisë kundërshtoi mbylljen e kufijve dhe u bëri thirrje vendeve ti marrin vendimet  në bazë të studimeve shkencore. Autoritet shëndetësore holandeze deklaruan që shumë pasagjerë që mbërritën nga Afrika e Jugut ditën e djeshme ishin të infektuar dhe që presin përgjigjet e testeve për të parë nëqoftëse janë të infektuar me variantin e ri.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!