SHBA thirrje qytetarëve që të largohen menjëherë nga Ukraina

schedule14:58 - 25 Shkurt, 2022

schedule 14:58 - 25 Shkurt, 2022

Ambasada e SHBA-së në Kiev u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen menjëherë, duke paralajmëruar  personat që mund të qëndrojnë në vend të tregohen të kujdesshëm për shkak të rrezikut të luftës, shkruan CNN

“Qytetarët amerikanë që do të mbeten në Ukrainë duhet të ndjekin me kujdes njoftimet e qeverisë dhe mediave lokale dhe ndërkombëtare për informacione në lidhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë në vend”, theksoi ambasada.

Ai e quajti situatën e sigurisë në Ukrainë “shumë të paqëndrueshme”, duke paralajmëruar se  situata mund të përkeqësohet.

Rikujtojmë se SHBA-ja ka  tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Kievi, ndërsa një pjesë e tyre janë zhvendosur nga Lviv në Poloni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!