SHBA thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë: Ndërprisni menjëherë luftimet

schedule22:08 - 27 Shtator, 2020

schedule 22:08 - 27 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë përshkallëzimin e dhunës midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke u bërë thirrje të dy palëve të ndërpresin menjëherë luftimet.

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se të dy palët duhet t’i japin fund dhunës, si dhe çdo retorikë ose veprimeve të tjera që mund të përkeqësojnë tensionet.

DASH gjithashtu tha se çdo pjesëmarrje në përshkallëzimin e dhunës nga palët e jashtme do të ishte “thellësisht e padobishme”.

Dy vendet janë përplasur ushtarakisht të dielën në rajonin e diskutueshëm të Nagorno-Karabakut dhe deri më tani flitet për 16 viktima dhe të paktën 100 të plagosur. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!