Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA thirrje amerikanëve në Afganistan: Koha nuk pret, ejani sa më shpejt në aeroport

schedule18:07 - 19 Gusht, 2021

schedule 18:07 - 19 Gusht, 2021

Departamenti i Shtetit ka lëshuar një njoftim të ri për qytetarët amerikanë në Kabul duke u kërkuar atyre dhe familjeve të tyre që të udhëtojnë drejt aeroportit të qytetit “sa më shpejt të jetë e mundur”. “Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mund të sigurojë kalim të sigurt në aeroport” thotë njoftimi urgjent, sipas “CBS News”.

Ndërkohë që zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u shpreh sot se koordinimi me talebanët është më se i nevojshëm. Ai theksoi se nuk ka pasur “asnjë ndërveprim armiqësor” midis talebanëve dhe trupave amerikane.

John Kirby theksoi se misioni ushtarak i Pentagonit vazhdon të jetë mbajtja e kontrollit të aeroportit. Më shumë se 5200 trupa amerikane janë në terren në Kabul. Rreth 7,000 njerëz janë evakuuar nga ushtria amerikane që nga 14 gushti./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!