Shtëpia e Bardhë tha këtë të martë se SHBA është “thellësisht e shqetësuar nga ligji i Gjeorgjisë për “ndikimin e huaj”, të cilin vendet perëndimore e kanë kritikuar si autoritare dhe të frymëzuar nga legjislacioni rus.
Parlamenti gjeorgjian miratoi versionin e tretë dhe përfundimtar të projektligjit për agjentët e huaj, i cili hoqi një pengesë të madhe që teksti të shndërrohej në një akt ligjor, raporton Reuters.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për legjislacionin pro-rus të Gjeorgjisë”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre.
Ajo paralajmëroi se nëse ky ligj miratohet, do të detyrojë SHBA-në të “rishqyrtojë rrënjësisht marrëdhëniet e saj me Gjeorgjinë”.
Që nga 15 prilli, opozita dhe aktivistët civilë kanë mbajtur protesta në Tbilisi kundër këtij ligji.
Protestat u përshkallëzuan vazhdimisht në përleshje me policinë dhe policia përdori sprej piper dhe ujë për të shpërndarë protestuesit.
Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili njoftoi se do të vendoste veton ndaj këtij ligji./abcnews.al