SHBA: Testimi i raketës ruse nuk është kërcënim

schedule19:42 - 20 Prill, 2022

schedule 19:42 - 20 Prill, 2022

Menjëherë pas pretendimit të Rusisë se ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentale ka reaguar SHBA.

Pentagoni thotë se kjo nuk përbën një kërcënim për SHBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi si duhet” Uashingtonin për testin.

Lexo edhe: “Nuk ka analoge tjetër në botë”, Rusia pretendon se ka testuar raketën e re balistike

“Nuk ishte një surprizë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Putin tha se raketa e re “Sarmat” e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë, ishte “ushqim për mendim” për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!