SHBA temperatura nën zero/Florida bien iguanat e ngrira nga pemët

schedule12:35 - 6 Janar, 2018

schedule 12:35 - 6 Janar, 2018

Nga pemët në Florida po bien iguana të ngrira. Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë provokuar një fenomen të çuditshëm. Me dhjetëra banorë, kanë dëshmuar se kanë gjetur në tokë iguana të paralizuara nga akulli, por sipas ekspertëve kafshët nuk kanë ngordhur. Me temperatura nën 10 gradë celsius iguanat ngrijnë, rrëzohen nga pemët dhe qëndrojnë për disa kohë në gjendje konfuze.

Por me rritjen e temperaturave ato rifillojnë të lëvizin. Por këto nuk janë të vetmet kafshë që vuajnë të ftohtin e papritur dhe anormal për Floridën. Breshkat që jetojnë në ujërat e Gjirit të Meksikës nuk notojnë në thellësi si pasojë e të ftohtit, ndërsa disa peshkaqenë janë gjetur të ngordhur në breg pikërisht si pasojë e temperaturave të ulëta.

Parashikimet e motit nuk janë aspak optimiste për dtët në vijim. SIpas metereologëve temperaturat e ulëta do të vazhdojnë dhe për disa ditë para se të spostohen drejt Atlantikut. Në Nju Jork dhe Boston parashikohen temperaturat më të ulëta që janë regjistruar ndonjëherë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!