SHBA, të shtëna në redaksinë e një gazete, disa të plagosur, dyshohet për viktima

schedule21:49 - 28 Qershor, 2018

schedule 21:49 - 28 Qershor, 2018

Një person i armatosur ka sulmuar redaksinë e një gazete në Shtetet e Bashkuara, duke qëlluar disa persona. Autoritetet, të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e autorit, flasin për disa të plagosur; por sipas burimeve mediatike ka edhe viktima.

Selia e një gazete në Merilend të Shteteve të Bashkuara është sulmuar të enjten me armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave amerikane, agresori ka qëlluar disa persona. Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë bërë të mundur ndalimin e tij dhe shmangien e përkeqësimit të situatës. Episodi është verifikuar në redaksinë e “Capital Gazette”. Gazetari Phil Davies ka deklaruar se autori ka hapur zjarr përmes një dere prej xhami dhe ka qëlluar shumë njerëz, ndërsa burime të tjera mediatike flasin edhe për viktima. Ndërkohë, drejtori i policisë lokale, toger Ryan Frashure, në një deklaratë televizive ka folur vetëm për të lënduar dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Ai ka theksuar se, po të mos kishte qenë për ndërhyrjen në kohë të policisë, ngjarja mund të kishte rezultuar me shumë viktima. Në vijim të intervistës, zyrtari i lartë nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nëse të shtënat ndodhën në zyrën e lajmeve të redaksisë, apo në ambjente të tjera të saj. guvernatori i Merilendit, Larry Hogan, në profilin e tij në Twitter është shprehur i shkatërruar nga ngjarja, për të cilën është informuar ndërkohë edhe presidenti Donald Trump./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!