Një seancë stërvitore në bazën ajrore ushtarake të Ohajos, në Shtetet e Bashkuara, ka futur në panik banorët e zonave përreth. Sipas skenarit, gjatë stërvitjes një person do të qëllonte me armë zjarri dhe kur kjo ka ndodhur, banorët e komplekseve përreth janë alarmuar dhe kanë thirrur policinë. Kjo e fundit, e shoqëruar nga agjentë federalë ka mbërritur në bazën RAJT PATERSON dhe ka nisur kontrollin, ndërsa ka ftuar banorët që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre. Por pasi krerët e bazës ushtarake i kanë sqaruar, agjentët janë tërhequr dhe e kanë shpallur zonën të sigurtë. Oficerët përgjegjës kanë deklaruar se protagonisti i stërvitjes duhet të hapte një derë të mbyllur dhe për këtë arsye përdori armën e tij./abcnews.al
SHBA, të shtëna në një bazë të forcave ajrore në Ohajo
schedule22:41 - 2 Gusht, 2018
schedule 22:41 - 2 Gusht, 2018