Një person u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën kur një person i armatosur hapi zjarr pranë një bibilioteke në Baltimore të SHBA-ve mëngjesin e së shtunës.
Policia tha se të shtënat u regjistruan pak pas orës 04:00 të mëngjesit përballë Bibliotekës së Degës Woodlawn, afërsisht 12 kilometra nga qendra e Baltimore.
Oficerët gjetën pesë persona me plagë të marra nga një armë zjarri dhe njëri prej tyre u shpall i vdekur në vendngjarje.
Autoritetet po dyshojnë për së paku një të dyshuar, i cili mendohet të jetë në arrati./abcnews.al