SHBA-të i “tërheqin veshin” Vuçiçit: Me ne ose me Rusinë! Pse nuk i vendosni sanksione?

schedule11:40 - 1 Qershor, 2022

schedule 11:40 - 1 Qershor, 2022

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pret që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë menjëherë pas formimit të Qeverisë.

Ai ua ka bërë të qartë autoriteteve serbe se deri kur do të tolerohen arsyetimet për të mos marrë vendim përfundimtar për sanksionet ndaj Rusisë. Sipas fjalëve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kjo mund të ndodhë në fund të korrikut.

Serbia, shtet kandidat i BE-së, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për nisjen e agresionit në Ukrainë.

Beogradi zyrtar e arsyeton një qëndrim të tillë me “mbrojtjen e interesave jetike të vendit” dhe është arsyetuar gjithashtu me mosforimimin e institucioneve.

Prandaj, Escobar në një fjalim online në Samitin e Demokracisë në Europën Juglindore, shprehu shpresën se Serbia do t’i bashkohet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë pas formimit të qeverisë së re.

“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord në një farë mënyre që ta bëjnë Rusinë të paguajë çmimin për atë (pushtim) përmes sanksioneve, përmes mbështetjes për Ukrainën dhe popullit të saj. Shpresoj se Serbia do t’i bashkohet atij grupi dhe se do të harmonizohet me sanksionet kur të formojë qeverinë”, tha Escobar.

Një mesazh të ngjashëm nga Beogradi ka dërguar edhe Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian, pas një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ajo tha se i takon presidentit dhe qeverisë së re të vendosin se si do ta trajtojnë Rusinë dhe theksoi se nuk është mirë të jesh në anën e presidentit rus Vladimir Putin në këtë moment.

Ajo që është e qartë për të gjithë është se Vuçiç po blen kohë duke zvarritur dhe shpreson që konfliktet në Ukrainë të ndalen deri në formimin e Qeverisë, shkruan Nova.rs, transmeton Gazeta Express.

Dhe për ta përdorur këtë si justifikim, zyrtarët amerikanë dhe europianë e bëjnë të qartë në deklaratat e tyre, si për publikun ashtu edhe për vetë Vuçiçin.