SHBA: Të gatshëm të takohemi me Rusinë për të diskutuar për traktatin e armëve bërthamore

schedule15:51 - 21 Shkurt, 2023

schedule 15:51 - 21 Shkurt, 2023

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare tha se SHBA është e  gatshme për t’u takuar me Rusinë” për të biseduar për traktatin e armëve bërthamore pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij do të tërhiqej pjesërisht.

“Ne jemi të gatshëm të takohemi me Rusinë për të diskutuar çështjet e Traktatit.

Siç e kemi thënë më parë, pavarësisht se çfarë po ndodh në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa kritike të kontrollit të armëve,” sipas një deklarate nga një zëdhënës i NSC.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha për CNN më herët se vendimi i Rusisë është i papërgjegjshëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!