SHBA: Të gatshëm të mbrojmë territorin e NATO-s

schedule14:57 - 27 Mars, 2024

schedule 14:57 - 27 Mars, 2024

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përmbushin detyrimet e tyre për të mbrojtur vendet e NATO-s, përfshirë ato që lidhen me sulmet me raketa ruse që mund të kërcënojnë Poloninë, ka thënë Pentagoni.

“Unë mund t’ju them atë që kjo administratë ka thënë herë pas here: Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s. Nëse një aleat i NATO-s do të sulmohej, ne sigurisht nuk do të dëshironim që kjo të ndodhte, por ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s. “, tha dje zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh , duke komentuar pretendimet e Polonisë për mundësinë e rrëzimit të raketave që synojnë territorin e Aleancës.

“Prioriteti ynë tani është të sigurojmë që Ukraina të ketë atë që i nevojitet në fushën e betejës”, shtoi zëdhënësja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!