SHBA-të, ende të shqetësuara se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë

schedule21:04 - 18 Mars, 2022

schedule 21:04 - 18 Mars, 2022

Shtëpia e Bardhë vijon të jetë e shqetësuar se Kina mund të ndihmojë me armë Rusinë. Për këtë arsye, aktiviteti i saj është duke u monitoruar.

Kjo ka qenë deklarata që ka bërë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për shtyp Jen Psaki. Ajo shtoi se lëvizja e Pekinit për t’u lidhur me Moskën do të jetë pjesë e diskutimit që Joe Biden do të ketë me aleatët në udhëtimin e tij në Evropë javën e ardhshme.

“E kemi këtë shqetësim. Presidenti detajoi se cilat do të ishin implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas. Dhe kjo është diçka që ne do ta shohim dhe bota do ta shohë,” tha Psaki.

Në telefonatë, sipas Psakit, Biden i shpjegoi homologut të tij se cilat do të jenë pasojat nëse Kina ndërhyn dhe mbështet Rusinë.

“Kina duhet të vendosë vetë se ku duan të qëndrojnë dhe si duan që librat e historisë t’i t’i shohin veprimet e tyre. Ky është një vendim që duhet ta marrë presidenti Xi.”

Psaki nga ana tjetër njoftoi se Biden do të diskutojë rolin e Kinës në konflikt kur të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe G7 në Bruksel javën e ardhshme. /abcnews.al/