SHBA-të blindojnë Paqësorin, “përbindëshat” e ajrit në kufijtë e Kinës

schedule10:56 - 16 Korrik, 2021

schedule 10:56 - 16 Korrik, 2021

Nga Brad Lendon,CNN

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë dërguar më shumë se dy duzina avionësh luftarakë F-22 për stërvitje në Paqësor gjatë këtij muaji, një veprim që sipas analistëve është një mesazh për Kinën.

Forcat Ajrore të Paqësorit këtë javë thanë se afërsisht 25 avionë luftarakë F-22 nga Garda Kombëtare Ajrore e Hawaii dhe nga Baza e Përbashkët Elmendorf-Richardson, Alaska, do të pozicionohen këtë muaj në ishujt Guam dhe Tinian.

“Ne kurrë nuk kemi pasur kaq shumë avionë luftarakë që stërviten së bashku në zonën e operacioneve të Forcave Ajrore të Paqësorit”, tha gjenerali Ken Wilsbach, komandanti i Forcave Ajrore të Paqësorit për CNN.

F-22 janë avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, avionët luftarakë më të përparuar në botë, që përfshijnë teknologji të përparuara që lidhin sisteme censorësh në bord me sisteme informacioni jashtë bordit për t’i dhënë pilotëve të tyre një pamje të qartë të hapësirës së betejës.

Avionët luftarakë F-35 të SHBA.-së janë një shembull tjetër, raporton abcnews.al

 

Pozicionimi i një numri të madh avionësh luftarakë të  F-22 është një mesazh për Kinën në një kohë kur marrëdhëniet janë të tensionuara për çështje si Tajvani dhe Deti i Kinës Jugore, tha Carl Schuster, një analist.

Forca ajrore kineze kanë rreth 20 deri në 24 avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, tha Schuster, por ai vuri në dukje se aftësitë e Pekinit po përmirësohen me një ritëm të shpejtë. Forcat Ajrore të SHBA-së zotërojnë rreth 180 avionë F-22 në flotën e saj, megjithëse vetëm rreth gjysma përdorën për misione, sipas statistikave të Forcës Ajrore. Kështu që SHBA do të dërgojë rreth 25% të avionëve  F-22 në stërvitjen e Paqësorit.

Për shkak të aftësisë së tyre për të shmangur zbulimin e radarëve, F-22 pritet të jetë ndër armët kryesore në çdo konflikt të mundshëm.

“Shtetet e Bashkuara po praktikojnë pozicionim e avionëve luftarakë në rast të një konflikti ose lufte.

Për operacionin ‘Operation Pacific Iron” 10 avionë luftarakë F-15 Strike Eagle nga Baza e Forcave Ajrore Mountain Home në Idaho dhe dy avionë transportues C-130J Hercules nga Baza Ajrore Yokota në Japoni do tu bashkohen avionëve luftarakë  F-22  në misionin e tyre.

Për shembull, shumë nga fuqia ajrore luftarake e SHBA-së në Paqësorin perëndimor është është pozicionuar në bazat e mëdha ushtarake si Baza Ajrore Kadena në Okinawa ose Baza e Forcave Ajrore Andersen në Guam.

Një sulm mbi ato baza mund të dëmtojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të goditur një kundërshtar.  Ushtria Çlirimtare e Kinës “posedon një numër në rritje të raketave precize me rreze të gjatë dhe raketave balistike që mund të kërcënojnë objektiva kryesorë në bazat ajrore”, sipas një raporti amerikan.

 

“Demonstrimi i aftësisë së Agile Combat të Forcave Ajrore të SHBA-së dërgon një sinjal të fortë ​​për Kinën, tha Schuster.

“Kina do të përpiqet të monitorojë situatën nga afër,” tha ai.

Layton, analisti australian, tha se përdorimi i avionë luftarakë F-22 paraqet Forcën Ajrore të SHBA-së. “F-22 është një nga avionët më të vështirë për këtë lloj stërvitje për sa i përket misionit dhe mirëmbajtjes.

Wilsbach, komandanti i Forcave Ajrore të Paqësorit, e quajti operacionin “një nga më komplekset që është  organizuar ndonjëherë”.

 

Forcat Ajrore përdorën fushën Veriperëndimore të Guam për të praktikuar operacionet Agile Combat Employment në shkurt, duke përdorur avionët luftarakë F-35 dhe F-16. Rreshteri Todd Johnson, i cili mori pjesë në stërvitjen e shkurtit, përdori një analogji sportive për të përshkruar konceptin.

” Nëse keni një ekip të mirë-trajnuar dhe të organizuar, atëherë një avion do të jetë në gjendje të ulet, të furnizohet me karburant dhe të jetë gati të ngrihet në qiell për vetëm disa minuta, “tha ai në një njoftim për shtyp të Forcave Ajrore rreth stërvitjes në Paqësor. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!