Një zyrtar i NATO-s ka thënë se aleanca po ndjek nga afër Lindjen e Mesme pas sulmeve të SHBA-së ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit gjatë natës.
Ai i bëri këto komente për agjencinë e lajmeve Reuters teksa u pyet për reagimin e aleancës ndaj sulmeve.
“Sigurisht që po e ndjekim situatën nga afër,” tha zyrtari.
Më herët, presidenti Donald Trump tha se ushtria amerikane goditi tre objekte bërthamore iraniane, teksa Shtetet e Bashkuara u përfshin në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Trump njoftoi për “sukses spektakolar ushtarak” më 21 qershor, duke thënë se bombarduesit amerikanë goditën objektet bërthamore në Fordo, Natanz dhe Esfahan gjatë një përpjekjeje të përbashkët me Izraelin për të shkatërruar programin bërthamor të Iranit, pasi diplomacia dështoi ta kthente Teheranin në tavolinën e negociatave.
“Të gjithë i kanë dëgjuar këto emra për vite të tëra, teksa ata ndërtuan këtë ndërmarrje jashtëzakonisht shkatërruese”, tha Trump gjatë një fjalimi drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.

