Kapiten Dritan Goxhaj thotë se me sulmet e SHBA ndaj rebelëve Houthi, presidenti amerikan, Donald Trump kërkon një arsye për të sulmuar Iranin.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se aktualisht, SHBA nuk ka forca ushtarake në zonë për të kryer sulm ndaj Iranit.
“Edhe pas sulmit në Jemen, Donald Trump, pasi kundër reaguan forcat Houthi, kundër forcave amerikane në det me raketa, presidenti amerikan bëri një deklaratë tjetër, ku tha që çdo lloj rakete tjetër që do të lëshohet tashmë nga Houthi, do mbahet përgjegjës Irani. Trump po shkon nga ajo deklarata e para zgjedhjevem, ku premtoi se nuk do të ketë luftë e re, pra e harroi atë që tha, dhe po shkn drejt një lufte të re. Pra, po gjen një arsye, një sebep për të sulmuar Iranin. Do e sulmojë vetëm apo me Izraelin, nuk e di. Një sulm i ngjashëm mund të ndodhë me Iranin, por jo në kapacitete, nuk është në gjendje ajtualisht për luftë me Iranin, nuk ka forca ushtarake në atë zonë. Një goditje të tillë mund ta ndërmarrë ndaj Iranit”, theksoi ai./abcnews.al