Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Sulm më armë në spital, agresori mori peng disa pjesëtarë të stafit, vret një polic

schedule23:39 - 22 Shkurt, 2025

schedule 23:39 - 22 Shkurt, 2025

Një oficer policie u vra të shtunën pasi iu përgjigj të shtënave në një spital qendror të Pensilvanisë, ku u vra edhe agresori që qëlloi me armë.

Zyrtarët e Pensilvanisë thanë se një burrë hyri në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit dhe mori peng anëtarët e stafit përpara se të vritej nga policia. Dy oficerë të tjerë të policisë u plagosën nga të shtënat.

Oficeri që mbeti i vrare po i përgjigjej një thirrjeje për ndihmë- thanë autoritetet lokale te policisë.

Zyrtarët e spitalit sqaruan se asnjë pacient nuk u plagos nga të shtënat.

Spitali u kërkoi punonjësve që nuk ishin planifikuar të punonin të shtunën të qëndronin në shtëpi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!