SHBA, sulm kibernetik redaksive të gazetave

schedule13:13 - 30 Dhjetor, 2018

schedule 13:13 - 30 Dhjetor, 2018

Redaksitë e gazetave më të njohura në Shtetet e Bashkuara janë prekur nga një sulm kibernetik, që ka vonuar më pas procesin e shpërndarjes. Gazeta si “Los Anxheles Tajms”, “Çikago Tribjun”, “Uoll Strit Xhornal” dhe “Nju Jork Tajms” ranë pre e sulmit, që mendohet të ketë ardhur nga jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara. Burime në dijeni për ngjarjen kanë deklaruar se synimi i këtij sulmi ishte dëmtimi i infrastrukturës elektronike të gazetave, konkretisht serverat e tyre dhe vjedhja e informacioneve. Ndërkohë, hetuesit e FBI-së kanë refuzuar të bëjnë komente mbi ngjarjen. Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, BBC i ka dërguar një notë ankese Ministrisë së Jashtme ruse, pasi një liste me emrat e stafit të filialit britanik në Moskë, përfshirë të dhënat personale, u publikuan online. Emrat e 44 gazetarëve dhe fotot e tyre u publikuan në rrjetet sociale nga një grup i njohur “Për Nënën Rusi”. Shumica e punonjësve janë shtetas rusë që punojnë për shërbimin botëror të BBC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!