Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA/ Spiropali takon Marco Rubio: Thellim i aleancës strategjike në çdo dimension

schedule09:13 - 25 Shtator, 2025

schedule 09:13 - 25 Shtator, 2025

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbrëmjen e së mërkurës, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar darkës transatlantike në New York të SHBA-ve.

Ministrja Spiropali shkroi në rrjetet sociale se “aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë.”

“New York – Me shumë kënaqësi iu bashkova darkës transatlantike, me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Marco Rubio, ndërkohë që aleanca strategjike mes vendeve tona do të thellohet edhe më tej në dimensionin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë”, theksoi ministrja Spiropali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!