SHBA siguroi lirimin e 135 të burgosurve politikë nga Nikaragua

schedule21:58 - 5 Shtator, 2024

schedule 21:58 - 5 Shtator, 2024

Qeveria amerikane ka njoftuar se ka siguruar lirimin e 135 të burgosurve politikë në Nikaragua, të cilët kanë mbërritur të sigurt në Guatemalë ku do të aplikojnë për azil në SHBA.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan, Jake Sullivan, tha në një deklaratë se ata u liruan për arsye humanitare.

“Askush nuk duhet të burgoset për ushtrimin paqësor të të drejtave të tij themelore për shprehje të lirë, shoqërim dhe praktikë të besimit të tyre,” u shpreh ai.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin thirrjen e tyre ndaj qeverisë së Nikaraguas që të përfundojë menjëherë arrestimet dhe burgosjet arbitrare të qytetarëve të saj thjesht për ushtrimin e lirive të tyre themelore,” shtoi Sullivan.

Midis Nikaraguasve ishin 13 anëtarë të një shoqate bamirësie fetare me bazë në Teksas.

Dy ditë më parë, Asambleja e Nikaraguas miratoi një ndryshim në kodin penal, duke lejuar shtetasit e saj dhe të huajt të gjykohen në mungesë.

Vetëm vitin e kaluar, qeveria dëboi më shumë se 300 opozitarë dhe u hoqi atyre shtetësinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!