Analisti Artur Nura thotë se dhuna në protesta duhet ndëshkuar, teksa edhe ambasada e SHBA në Tiranë i dha “shuplakë” kreut të PD, Sali Berisha, teksa ka denoncuar dhunën e paprecedentë nga militantët.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Nura u shpreh se Berisha nuk e merr dot pushtetin me dhunë.
Sipas Nurës, Berisha duhet të lërë drejtimin e PD.
“Kur flet ambasada, flet qeveria e SHBA dhe vjen një moment pasi dhe ambasadat e tjera kanë reaguar në mënyrë mjaft korrekte, dhuna është element që duhet ndëshkuar dhe nuk duhet lejuar. Në ato vende ku ka funksionuar dhuna, media dhe politika është marrë me denoncimin e dhunës. Dhuna është element jashtë ligjit, që duhet ndëshkuar edhe moralisht, pse jo edhe financiarisht. Unë mendoj se ndëshkimi për ata që përdorin dhunë, nuk duhet të jetë penal, por financiar. Pushteti po mendon ta menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Enverin sa e kishte gjallë, zoti Berisha ka qenë anëtar partie dhe e ka nderuar. Berisha kështu nuk e heq non gratën, do ketë reagime diplomatike që do ia vënë kufirin te thana zotit Berisha. Fakti që shkon te molotovët, tregon që elektoratin nuk e bind. Të hapë rrugën në PD. Unë nuk besoj se qytetarët dalin në protestën e zotit Berisha. Ai ka llogari të hapur me drejtësinë”, theksoi ai.


