SHBA shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me bomba thërrmuese

schedule17:09 - 1 Korrik, 2023

schedule 17:09 - 1 Korrik, 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy paralajmëroi të shtunën se centrali bërthamor në Zaporizha, nën kontrollin e forcave ruse, përbën kërcënim serioz. Ai tha se Rusia është e gatshme të provokojë një shpërthim të caktuar në objekt. Ndërkohë agjencia e lajmeve “Associated Press” njofton se predhat ruse kanë shkatërruar dy ndërtesa në Kherson, ndërsa Shtetet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë për të pajisur Ukrainën me bomba thërrmuese.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar Ukrainsës bomba thërrmuese, thotë shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjenerali Mark Milley. Ai vuri në dukje se ushtria ruse po i përdor bombat thërrmuese në fushën e betejës në Ukrainë dhe se forcat ukrainase janë furnizuar me këtë lloj armatimi nga vendet e tjera aleate.

Ukraina po lufton për egzistencën e saj. Është një betejë kundër një vendi të fortë prej 140 milionë banorësh. Një shtet me një ushtri të madhe, dhe armatime të shumta. Ukraina po lufton për mbijetesë. Ne po u ofrojmë ndihma të shumta. Ushtarët ukrainas po luftojnë në fushat e minuara dhe në llogore. Ata po luftojnë për jetën e tyre.”

Gjenerali Milley hodhi poshtë shqetësimet se kundësulmi i Ukrainës po zhvillohet shumë ngadalë. Ai tha se pozicionimi do të zgjasë deri 10 javë dhe askush nuk duhet të ketë iluzione.

Pas rebelimit të dështuar në Rusi, Kremlini do të përfshijë në radhët e ushtrisë shumë nga forcat e grupit Wagner. Ushtrisë ruse do t’i duhet po ashtu të bëjë ndryshime në komandë nëse Presidenti Putin kërkon ndjekjen e drejtuesve të lartë, simpatizantë ndaj grupit mercenar Wagner.

Ndërkohë, Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të premten se “janë caktuar afate të përshtatshme” për të forcuar kufirin verior të Ukrainës ndërsa është ende e paqartë se sa ushtarë të Wagner-it do t’i bashkohen Yevgeny Prigozhinit në Bjellorusi pas rebelimit kundër Moskës.

“Situata në veri, në veçanti në territorin e Bjellorusisë, u shqyrtua veçmas në mbledhjen e shtabit. Drejtuesit e lartë udhëzuan përforcimin e frontit verior për të garantuar paqen. Kemi caktuar afatet e duhura”, tha Presidenti Zelenskyy.

Armët bërthamore nuk do të përdoren për sa kohë që mbahen në Bjellorusi, tha Presidenti Alexander Lukashenko duke folur në një mbrëmje me rastin e pavarësisë së Bjellorusisë.

“Ishte iniciativa ime e fortë për të mbajtur në Bjellorusi armë bërthamore. Sa më gjatë të jetojmë, aq më shumë jemi të bindur që duhet të kemi armë bërthamore në Bjellorusi. Jam i sigurtë se nuk do të kemi nevojë t’i përdorim kurrë.”

Ai tha gjithashtu se do të ishte “mirë” që forcat e armatosura bjelloruse të kishin anëtarë të grupit Wagner të stacionuar në vend, duke theksuar përvojën e tyre luftarake që mund ta përcjellin tek ushtria bjelloruse.

Forcat ruse goditën të premten një shkollë në rajonin e Donetskut duke vrarë dy persona dhe plagosur gjashtë të tjerë, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm ukrainas. Një mësues dhe një pjestar tjetër i shkollës fillore u vranë nga sulmet ruse./VOA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!