Administrata e Joe Biden do të shpërndajë 400 milionë maska N95 falas duke filluar nga java e ardhshme, sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, një tjetër përpjekje e Uashingtonit për të trajtuar pandeminë Covid-19 .
Maskat do të dorëzohen këtë javë në farmaci dhe qendra shëndetësore të komunitetit, shtoi zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti dhe do të jenë të disponueshme për popullin deri në fund të javës së ardhshme.
“Programi do të jetë plotësisht funksional deri në fillim të shkurtit,” shpjegoi ai.
Vendimi erdhi pasi qeveria Biden është kritikuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të promovuar përdorimin e maskave dhe testeve diagnostike, pas përhapjes së Omicron në Shtetet e Bashkuara . Në përgjigje të këtyre kritikave, qeveria amerikane ka ofruar teste diagnostikuese falas.
Maskat N95 konsiderohen veçanërisht efektive në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Javën e kaluar, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan amerikanët të mbajnë maska.
/abcnews.al