SHBA shpalli kampion “armikun” e Metës, Presidenca i përgjigjet Ramës: O faqezi…

schedule16:19 - 23 Shkurt, 2021

schedule 16:19 - 23 Shkurt, 2021

Vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të futur Ardian Dvoranin mes 12 kampionëve në luftën kundër korrupsionit, ka përplasur në replika kryeministrin me kreun e shtetit. Pak sekonda pas lajmit për ish-kreun e KED-së, reagoi Edi Rama duke “thumbuar” Ilir Metën, i cili vitin e kaluar nuk kurseu akuzat kundër Dvoranit.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!

Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron” shkruante Rama.

Ndërkohë që zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi u përgjigj duke replikuar ashpër. Në mesazhin drejtuar Edi Ramës, ai sulmon edhe diplomatët.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur” shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi./ db/ Abcnews.al