Një balonë e re misterioze, e cila fluturoi mbi tokën amerikane, por nuk dihet se çfarë është dhe kujt i përket, po gjurmohet nga forcat e armatosura amerikane.
Lajmi vjen tre muaj pas rrëzimit të një mjeti fluturues të ngjashëm në pronësi të Kinës.
#BREAKING
The US military announced the interception of another mysterious balloonThe US military has reported that it has intercepted another mysterious balloon flying over parts of Hawaii. pic.twitter.com/lMELeto2qy
— kiran joshi (100% Follow Back) (@kiranjoshi235) May 1, 2023
Mjeti fluturues, që ka kaluar mbi Haëaii edhe është drejtuar për në Meksikë, po ndiqet nga Pentagoni prej një jave tashmë.
Njëri prej tyre vuri në dukje se ushtria, e cila ka gjurmuar balonën që nga fundi i javës së kaluar, përcaktoi se nuk përbënte kërcënim për trafikun ajror të SHBA-së ose sigurinë kombëtare dhe nuk po dërgonte sinjale.
Ai gjithashtu theksoi se nuk dihet nëse bëhet fjalë për një balonë meteorologjike apo diçka tjetër dhe se ushtria mund ta rrëzojë atë nëse konsiderohet e rrezikshme.
Në fund të janarit, Pentagoni pikasi një “balonë spiune” kineze nëpër SHBA-në kontinentale dhe administrata Biden priti derisa u drejtua në brigjet e Karolinës së Jugut për ta qëlluar më 4 shkurt.
/abcnews.al