SHBA/ Sekuestrohen mbi 1 mijë kilogramë metamfetaminë e fshehur në selino

schedule15:58 - 14 Gusht, 2024

schedule 15:58 - 14 Gusht, 2024

Agjentët federalë gjetën më shumë se 1,043 kilogramë metamfetaminë të fshehura në selino në një kamion të drejtuar për në një treg në shtetin amerikan të Xhorxhias, njoftoi këtë të mërkurë Administrata e SHBA-së për Zbatimin e Drogës (DEA).

Në atë që DEA e quajti një nga konfiskimet më të mëdha të këtij lloji, agjentët gjetën drogë që ishte dorëzuar në një Treg të Gjelbër në Forest Park, thanë autoritetet.

“Droga ishte e mbështjellë me gjethe selino, ishte e fshehur. Selinon e hodhëm. Nuk arriti në dyqan”, tha agjenti kryesor i DEA, Robert Murphy.

Një shtetas meksikan u arrestua, njoftoi një stacion televiziv në Atlanta, kryeqyteti i Gjeorgjisë. Nuk ka ende detaje rreth të dyshuarit dhe akuzave.

Përdorimi i produkteve bujqësore për të fshehur drogën është bërë një taktikë e zakonshme për kontrabandistët, thanë autoritetet./abcnews.al