SHBA: Rusia po përdor ushqimin ‘si armë’

schedule09:51 - 30 Tetor, 2022

schedule 09:51 - 30 Tetor, 2022

Rusia , e cila njoftoi të shtunën se do të pezullojë marrëveshjen për eksportin e produkteve bujqësore nga portet e Ukrainës, po përdor “ushqimin si armë” , sipas një deklaratë të zëdhënëses të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Adrienne Watson.

“Rusia po përpiqet edhe një herë të përdorë luftën që filloi si një pretekst për të përdorur ushqimin si armë, duke prekur drejtpërdrejt vendet në nevojë, si dhe çmimet e ushqimeve në mbarë botën, dhe duke përkeqësuar krizat tashmë serioze humanitare dhe pasigurinë ushqimore,” tha Watson në deklaratë.

Moska e justifikon lëvizjen e saj sepse – siç pretendon,  ukrainasit dhe dronët britanikë sulmuan flotën e saj jashtë Krimesë, ndërsa fajëson gjithashtu Londrën për sabotimin e tubacioneve Nord Stream.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!