SHBA: Rotacioni i pushtetit është i shëndetshëm për demokracinë

schedule00:48 - 10 Korrik, 2020

schedule 00:48 - 10 Korrik, 2020

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, deklaroi se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci.

“Mendoj se rotacioni i pushtetit, nëse kjo është ajo që duan njerëzit, nëse kjo është ajo që njerëzit vendosin, është gjithmonë diçka e mirë në një demokraci. Është si qarkullimi i gjakut. Por është patjetër një nga ato gjërat ku, e dini, edhe në vendin tim, në fare pak muaj do të ketë zgjedhje. Dhe në pak muaj në këtë vend, do të ketë zgjedhje, shpresoj, dhe do të shohim çfarë do të vendosin njerëzit”- tha Ambasadorja Yuri Kim, në “Real Story”.

Ambasadorja Yuri Kim gjithashtu u shpreh se kishte dëshirë të bëhej gazetare dhe se kishte qenë dhe reportere.