SHBA ka nisur dëbimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, pas shtimit të fluksit gjatë muajve të fundit.
Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë i administratës Biden, i cili shpjegon se numri në rritje i emigrantëve që hyjnë nga Meksika ka bërë, të rikthehet dëbimi i tyre, i pezulluar prej vitesh, sidomor për emigrantët e parregullt nga Venezuela.
Ndërkohë, presidenti Biden një ditë më parë njoftoi se ka ndryshuar qëndrim për murin në kufi me Meksikën, që u nis nga paraardhësi i tij Trump, por që u pezullua, sapo mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.
Administrata Biden tha të enjten se do ta zgjasë murin në kufirin me Meksikën, në përpjekje për të frenuar numrin rekord të emigrantëve.
/abcnews.al