Dhjetra kryebashkiakë amerikanë bojkotuan takimin me presidentin Donald Trump në shenjë proteste për politikat e tij kundër emigrantëve. Departamenti i Drejtësisë kërcënoi këto qytete me ndërpreje fondesh.
Kryebashkiakët amerikanë janë ngritur kundër administratës së Donald Trump që është kthyer duke kërcënuar qytetet që mbrojnë emigrantët. Ata vendosën të bojkotojnë takimin e Shtëpisë së Bardhë të planifikuar me presidentin amerikan.
“Ne do t’i mbrojmë emigrantët me ose pa ndihmën e Uashingtonit”, thotë presidenti i Konferencës së Kryetarëve, Mitch Landrieu. Departamenti amerikan i Drejtësisë kërcënoi përsëri të ashtuquajturat qytete të shenjtëruara – duke përfshirë Nju Jorkun, Çikagon dhe Los Anxhelos – që nuk përputheshin me politikat e emigracionit të qeverisë federale.
Për administratën Trump, do t’i ndërpriten fondet të gjitha bashkive që refuzojnë të bashkëpunojnë me agjentët federal lidhur me frontin e luftimit të emigracionit ilegal.
Ndër kryebashkiakët që refuzuan pjesëmarrjen në takimin në Shtëpinë e Bardhë ishte edhe kryetari I Nju Jorkut, Bill de Blasio. “Nuk mora pjesë për shkak të sulmit të ri racist të Departamentit të Drejtësisë ndaj komunitetit tonë të emigrantëve”, shkruan ai në tuiter. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Trump përplaset me kryebashkiakët. Edhe në të kaluarën, shumë vendime të kreut të Shtëpisë së Bardhë që kishin të bënin me emigracionin janë kundërshtuar me forcë nga drejtuesit e qyteteve më të rëndëishme të Shteteve të Bashkuara./abcnews.al