SHBA/ Republikanët rrëzojnë Jim Jordan si kandidat i Dhomës së Përfaqësuesve

schedule22:11 - 20 Tetor, 2023

schedule 22:11 - 20 Tetor, 2023

Republikanët kanë votuar për të hequr Jim Jordan si kandidatin e tyre për Kryetar të Dhomës, pasi ai humbi tre votime të njëpasnjëshme.

Sipas BBC, republikani i Ohajos u rrëzua në një votim të brendshëm partiak.

Kundërshtimi ndaj kandidaturës nga brenda partisë së tij u rrit, 25 ligjvënës republikanë votuan kundër tij, më shumë se 22 që kishin kundërshtuar në raundin e dytë të mërkurën. Jordan mori 194 vota, shumë më pak se 214 vota që i nevojiteshin për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një konferencë shtypi përpara votimit, Jordan tha se Dhoma e Përfaqësuesve kishte nevojë të zgjidhte një kryetar në mënyrë që të mund të merrej me shumë çështje që kanë mbetur pezull.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!