SHBA rekord testimesh, mbi 1 milion teste në ditë

schedule08:32 - 21 Shtator, 2020

schedule 08:32 - 21 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara vendosën një rekord duke kryer mbi 1 milion teste të koronavirusit  në ditë, por sipas ekspertëve të ndryshëm, vendit i duhen 6 milionë deri në 10 milionë testime në ditë për të vendosur nën kontroll shpërthimet.

Sipas të dhënave nga “Projekti Ndjekja COVID”, një përpjekje vullnetare për të ndjekur shpërthimin, Shtetet e Bashkuara kryen 1,061,411 teste në 24 orë.

Shtetet e Bashkuara testuan mesatarisht 650,000 njerëz në ditë në javën që u mbyll më 13 shtator, më pak se pika kulmore prej 800 mijë njerëz në ditë në fund të korrikut. Që nga fillimi i pandemisë, mungesat e testimit kanë penguar përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit.

Pasi të testohen, njerëzit mund të duhet të presin deri në dy javë për të zbuluar nëse janë të infektuar.

Në mars, Presidenti Donald Trump tha, “kushdo që dëshiron një test, mund ta bëjë”.   Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent në disa teste të pështymës, të cilat nuk kërkojnë shtupë dhe përdorin kimikate të gatshme.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë autorizuar testimin në grup, një metodë që teston mostra nga disa njerëz në të njëjtën kohë dhe që mund të zgjerojë kapacitetin e testimit.

Sidoqoftë, testimi në grup është  efikas në zonat me shpërthime të kufizuara. Sipas një analize të agjencisë Reuters në mes të shtatorit, 27 nga 50 shtete kishin mbi 5%, rezultate pozitive pas testimit, përfshirë Dakotën e Jugut me 17% raste pozitive. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!