Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar më shumë se 121,000 shtrime në spital për 24 orë, ky është bilanci më i lartë që nga fillimi i pandemisë. Sipas projektit të gjurmimit të Covid-19, autoritetet e Shëndetit në SHBA kanë regjistruar 121,235 shtrime të lidhura me virusin të hënën.
Kjo shifër e lartë pasonte po ashtu ditën e 27 rresht që SHBA tejkalon 100 mijë shtrime në spitalet Covid. Në gjashtë ditët që lamë pas shtrimet ishin si vijon: 119,463 më 23 dhjetor, 120,151 më 24 dhjetor, 118,948 on ditën e Krishtlindjeve, 117,344 më 26 dhjetor, 118,720 më 27 dhjetor dhe 121,235 më 28 dhjetor.
Që nga e hëna në mbrëmje, SHBA ka raportuar më shumë se 19.2 milionë raste me koronavirus dhe 334.830 raste fatale, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.
Vendi pa një rritje të vetme ditore me 162,190 raste pozitive dhe 1,491 vdekje, sipas Projektit të gjurmimit të Covid. Zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar një rritje të vazhdueshme të rasteve dhe vdekjeve mes amerikanëve që udhëtojnë për sezonin e festave. s.b/abcnews.al/