SHBA regjistron numër rekord të viktimave me koronavirus

schedule13:51 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 13:51 - 3 Dhjetor, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar shifra të larta të viktimave, vetëm të mërkurën u raportuan 3,157 humbje jetë.

Ndërkohë më shumë se 100,000 persona të infektuar janë shtruar spitale, duke shtuar në këtë mënyrë edhe presionin ndaj personelit shëndetësor.

Dr. Robert Redfield , drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se situata në SHBA mbetet serioze duke shtuar se tre muaj në vijim mund të ketë përkeqësim të saj.

“Ne jemi në një kohë shumë kritike tani për të qenë në gjendje të kontrollojmë rezistencën e sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Realiteti është se dhjetori dhe janari dhe shkurti mund të jenë periudha të vështira. Në fakt besoj se ato do të jenë më të vështirat në historinë e shëndetit publik të këtij kombi, kryesisht për shkak të stresit që do të vihet në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!