Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar të paktën 618 raste të varianteve të reja të koronavirusit në 33 shtete, rreth 99% e të cilave (611) lidhen me variantin anglez të virusit, 5 me të Afrikës së Jugut dhe 2 me atë brazilian. Lajmi është njoftuar Agjencia Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Florida është shteti më i prekur, me 187 raste, ndjekur nga Kalifornia me 145.
Shtetet e Bashkuara regjistruan një ditë më parë 119 931 raste të reja të koronavirusit dhe 4 941 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Të dhënat e reja sjellin numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 26 676 957 dhe atë të vdekjeve në 455738. Në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë shpërndarë 57 489,675 doza të vaksinave dhe të paktën 35 203 710 doza janë administruar, ka njoftuar agjencia federale amerikane për parandalimin e sëmundjeve (CDC).
Po një tjetër paralajmërim vjen nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit, sipas të cilit numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë në 631 mijë deri në 1 Qershor.
Në skenarin më të keq, studiuesit e IHME parashikojnë gjithsej 703 mijë viktima në fillim të qershorit. Sipas IHME, numri i viktimave ditore në SHBA ka kaluar tashmë kulmin dhe po bie dhe deri më 1 Qershor instituti vlerëson se 123000 persona do të shpëtojnë falë programit të vaksinimit që po zhvillohet./abcnews.al