SHBA reagon për mundësinë e tërheqjes së trupave nga KFOR

schedule16:25 - 1 Mars, 2019

schedule 16:25 - 1 Mars, 2019

Ambasada amerikan në Prishtinë ka reaguar pas deklaratave për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova. Me anë të një deklarate për shtyp konfirmohet përkrahja për KFOR-in dhe praninë e trupave të saj në Kampin Bondsteel. “Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë,” shkruhet ndër të tjera në deklaratë./abcnews.al