SHBA raporton rastin e parë me sëmundjen afrikane

schedule09:17 - 19 Maj, 2022

schedule 09:17 - 19 Maj, 2022

Zyrtarët në Massachusetts raportuan të mërkurën rastin e parë me linë e majmunëve, sipas The Guardian.

I infektuari është një burrë që kishte udhëtuar në Kanada dhe zyrtarët shëndetësorë po shqyrtojnë nëse ai ka lidhje me rastet që janë raportuar në Europë. Një numër i vogël i rasteve të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar këtë muaj në Mbretërinë e Bashkuar, Portugali dhe Spanjë.

Zyrtarët shëndetësorë në SHBA thanë se janë në kontakt me zyrtarë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada si pjesë e hetimit. Rasti në SHBA nuk paraqet rrezik dhe burri është shtruar në spital, por ndodhet në gjendje të mirë, thanë zyrtarët.

Megjithatë, hetuesit në Europë thonë se shumica e rasteve janë raportuar te meshkujt homoseksualë ose biseksualë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!