Qindra protestues shkuan në shkallët e ndërtesës së Dhomës së Përfaqësuesve në Kapitol Hill në Uashington, duke bërë thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Sipas Haaretz, bëhet fjalë për rreth 400 hebrenj amerikanë, përfshirë 25 rabinë që hynë në ambientet e Kapitolit.
Në imazhet e Reuters, protestuesit mund të shihen duke mbajtur një pankartë të zezë që shkruan “armëpushim” me shkronja të bardha. Një tjetër pankartë shkruhej “le të jetojë Gaza”, ndërsa shumica mbanin bluza që shkruanin “Hebrenjtë thërrasin armëpushim tani”.
Një person raportohet se është arrestuar nga policia gjatë protestës.