Sistemi bankar amerikan mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt pavarësisht falimentimit të “Silicon Valley Bank”, javën e kaluar, sipas një deklarate të ministres së Departamentit të Thesarit në SHBA, Janet Yellen.
“Sistemi ynë bankar mbetet i sigurt dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të kenë nevojë”, tha Yellen.
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Yellen tha se parashikohet një sistem financiar i sigurt pavarësisht një jave të paqëndrueshme për aksionet bankare pasi rregullatorët amerikanë morën kontrollin e bankës, që u fokusua në start-up-et e teknologjisë.
Qeveria amerikane dhe banka qendrore e Rezervës Federale bën disa ndryshime gjatë fundjavës për të garantuar depozitat dhe për të ofruar financim për bankat pas falimentimit të “Silicon Valley Bank”, dështimi më i madh i bankës në SHBA që nga kriza financiare e vitit 2008.
Megjithatë, investitorët mbeten ende te shqetesuar për tregjet e paqëndrueshme në bursë.
/abcnews.al