Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive që kanë goditur verilindjen e SHBA-së, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, përmbytje dhe vonesa në fluturime.
Një grua vdiq nga përmbytjet në Karolinën e jugut, ndërsa tre burra humbën jetën në shtetet verilindore ndërsa stuhia u zhvendos drejt Kanadasë. Sipas informacioneve më shumë se 600 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa shpejtësia e erës arriti në 113 km/h.
Erërat e forta dhe shiu kanë krijuar kushte jo të favorshme për udhëtime, duke çuar në vonesën e më shumë 4,900 fluturimeve dhe anulimin e 500, sipas FlightAware. Aeroportet më të prekura ishin në zonat e Bostonit dhe Nju Jorkut.
Shkollat në të gjithë rajonin e New England janë detyruar gjithashtu të anulojnë mësimin.
/abcnews.al