SHBA: Provat tona tregojnë se Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin në Gaza

schedule18:22 - 18 Tetor, 2023

schedule 18:22 - 18 Tetor, 2023

Një analizë e të dhënave të disponueshme amerikane tregon se “Izraeli nuk është përgjegjës për shpërthimin e djeshëm në spitalin e Gazës”, tha një zëdhënës i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë.

Vlerësimi bazohet në analizën e autoriteteve amerikane për imazhet ajrore, përgjimet dhe informacionin nga burime të hapura, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Adrienne Watson në një postim në Twitter, duke shtuar se Uashingtoni po vazhdonte të mblidhte informacion.

Më herët, gjatë takimit të tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Izrael, presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi i djeshëm në spitalin e Gazës u krye “nga pala kundërshtare”.

Biden më vonë sqaroi se komenti i tij bazohej në provat e paraqitura atij nga Pentagoni amerikan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!