Një person është qëlluar për vdekje në Portland, Oregon të SHBA-ve ku protestuesit e lëvizjes anti-raciste ‘Black Lives Matter’ u përleshën me një grup të madh mbështetësish të presidentit Donald Trump.
Të shtënat u dëgjuan ndërsa protestuesit ndodheshin në rrugë për natën e 94-të radhazi. Oficerët dëgjuan hapje zjarri rreth orës 8:46, tha Policia e Portland në një deklaratë.
Kur oficerët mbërritën në vendngjarje ata gjetën viktimën. Personeli mjekësor përcaktoi se personi kishte ndërruar jetë.
Prej tre muajsh në Portland kanë vijuar protestat të nisura pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga policia në Minneapolis.
Nga ana tjetër, Trump iu referua qytetit në fjalimin e tij të enjten duke pranuar nominimin e republikanëve si kandidat për president për një mandat të dytë.
Nga Neë York-u në Seattle, lëvizja ‘Black Lives Matter’ doli në rrugë për të protestuar kundër brutalitetit të policisë ndaj afrikano-amerikanëve dhe minoriteteve të tjera në vend. /abcnews.al/